Ukrainë | Videoja prekëse e një babai që i jep lamtumirën vajzës së tij me lot në sy

Një video prekëse e një babai ukrainas që i jep lamtumirën vajzës së tij teksa e shoqëron në autobus pas pushtimit nga Rusia është bërë virale në rrjet.

Rusia nisi pushtimin ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit dhe deri ka patur 40 viktima dhe dhjetëra persona të zhdukur sipas raportimeve mediatike.

Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë.

Gjatë fjalimit në televizionin shtetëror, Putin paralajmëroi edhe ushtrinë ukrainase, duke iu kërkuar ushtarëve që të lënë armët dhe të shkojnë në shtëpi.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba shkroi në Twitter se Rusia ka nisur një pushtim të plotë të Ukrainës dhe po synon të sulomjë me armë qytetet.

 

Share With:
Translate »
176 Views