Cila është tezja dhe cila mbesa? Rita Ora ka një motër binjake, por gjyshe

Vështirë ta besosh që është gjyshe, por Jasmina Tolaj, tezja e Rita Orës, prej dy muajsh gëzon një status të ri. Më pak e njohur për publikun shqiptar dhe më shumë për atë të Kosovës, Jasmina ishte sot e ftuar në “Rudina”, nga ku ndau historinë e familjes së saj, raportin me motrën, nënën e Rita Orës, si dhe dasmën e së bijës, vitin e kaluar në Tiranë.

Jasmina punon si obstetër gjinekologe në spitalin e Prishtinës. Marrëdhënien me Shqipërinë e ka pasur më të largët para se e bija, Amantina, të martohej me një djalë nga Tirana, ndërsa pas martesës së saj, vizitat në Tiranë janë bërë edhe më të shpeshta, aq sa, tani, sa më shumë vjen, aq më shumë i pëlqen ta njohë dhe vizitojë Tiranën. Dhe një arsye e madhe për këtë është edhe Zaku, djali i Amantinës.

Lidhjen me Rita Orën dhe me motrën e saj, Vera, Jasmina e ka shumë të fortë. Siç tregon ajo, dy motrat janë rritur bashkë dhe kanë studiuar bashkë në Rusi. Ndërsa Vera u largua me familjen e saj në Londër, Jasmina u kthye në Prishtinë ku edhe krijoi familjen me Ilirin: “Ne kemi gjithë si familje në Rusi. Me Verën kemi studiuar bashkë, kemi qenë shumë të lidhura, por pastaj ajo u nis për në Londër, ku edhe studioi mjeke psikiatër. Një periudhë u ndamë, ajo atje, unë në Prishtinë, por jemi shumë të lidhura. Edhe me moshë jemi shumë afër, një vit e dy muaj”, – tregon Jasmina për mamin e Rita Orës.

Megjithëse janë larg, motrat dhe mbesat takohen gjithmonë me njëra-tjetrën. Shkojnë në Londër, vijnë në Prishtinë, ose edhe në vende të ndryshme për pushime. Edhe vajzat e motrave kanë një lidhje speciale me njëra-tjetrën. Dasma e Amantinës që u bë në Tiranë vitin e kaluar mblodhi të gjithë familjen e ngushtë, madje edhe Rita Orën, e cila iu gëzua festës si një shqiptare e vërtetë, me muzikë tradicionale, me valle e këngë, napoloni e gjithçka tjetër të traditës.

Jasmina tregon se dasma e së bijës ishte ndër kujtimet më të bukura të familjes. E gjithë ceremonia private u organizua në Tiranë, ku, veç shumë të ftuarve, enkas ishte edhe Rita Ora. Amantina dhe Iliri, bashkëshorti i saj, mblodhën të afërmit dhe miqtë në një festë të vërtetë shqiptare: “Edhe sot e shoh dhe emocionohem shumë…” – tregon Jasmina për dasmën e së bijës.

Amantina, tani e ka bërë edhe gjyshe. Zaku, megjithëse e përshëndet gjyshen virtualisht, nuk është asnjëherë mjaft. Kjo është edhe arsyeja më e madhe pse vizitat në Tiranë janë bërë edhe me të shpeshta: “Është një ndjenjë shumë e mirë që nuk mund ta përshkruash me fjalë pa e provuar”, – thotë ajo për ndjesinë e gjyshes, që nuk ngopet kurrë së shijuari Zakun e vogël…

Share With:
Translate »
3931 Views