Do t’i bashkojë gjithmonë Joni por jo unaza, ndahen Arbana dhe Arditi?

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar Arbana Osmani e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes jetën private.

Intervistat që ajo ka dhënë gjatë karrierës së saj pothuajse numërohen me gishtat e dorës. Dimë që Arbana prej vitesh ka jetuar një histori dashurie, me djalin nga Tirana e quajtur Ardit, financier në profesion dhe i mbajtur larg vëmendjes së medias.

Ndërsa të gjithë po prisnin prej kohësh që Arbanën ta shikonim nuse me fustan të bardhë, ajo e kishte bërë të ditur se kjo gjë nuk do të ndodhte asnjëherë.

Megjithatë, edhe pse jo nuse tradicionale në jetën reale, moderatorja sfiloi në vitin 2011 për një nga koleksionet e Geraldina Sposa.

Fill pas sfilatës, ajo e konfirmoi edhe në një intervistë për Panorama Plus se nuk do të vishej në jetën reale me fustan nusërie duke u shprehur: “Për  mua personalisht, veshja e fustanit të bardhë nuk ka ndonjë simbolikë të rëndësishme. Unë jam kundër instrumentalizimit të një ndodhie kaq personale siç është lidhja me njeriun e jetës, për ta bërë si show për të tjerët. Nuk kam dashur që të bëj show me ndjesitë e mia më intime, ndaj për këtë arsye nuk më pëlqejnë dasmat dhe kemi zgjedhur të mos bëjmë dasmë.”

Megjithatë, gjatë sfilatës Arbana u shfaq si gjithmonë me një unazë në gishtin e mesit të dorës së majtë që e shoqëronte çdo ditë dhe në çdo dalje televizive.

Nuk e dimë konkretisht nëse kjo është unaza që Arditi i ka dhuruar për të celebruar dashurinë e tyre por dimë që atë unazë ka më shumë se tre muaj që Arbana nuk e mban më.

Për herë të parë pa unazë në gisht, ne e vumë re në 28 shtator 2018 kur në llogarinë e saj në Instagram, Arbana postoi spotin promovues të sezonit të ri të “Dua të të bëj të lumtur” që sapo filloi të shtunën e 5 janarit 2019. Në videon më poshtë duket qartësisht që Arbana nuk e mban unazën.

Më vonë, në 4 nëntor 2018, moderatorja postoi një foto të bërë ndoshta gjatë xhirimit të klipit të emisionit duke iu referuar fustanit. Përsëri u shfaq pa unazë.

Dalja e rradhës publike e Arbanës pa unazën që e ka shoqëruar gjithë këto vite, ishte në 12 nëntor, në koncertin humanitar “Në vend të Adelës”. Moderatorja e postoi foton në llogarinë e saj në Instagram por që e fshiu ditë më vonë. Kidstime.al e ruajti dhe po e publikon më poshtë.

Foto e tretë pa unazë në Instagramin e Arbanës të cilën e gjeni ende aty (8 janar 2019) është ajo e datës 1 dhjetor 2018 duke u pasuar nga fotoja me babain në datën 25 dhjetor 2018.

Në datën 31 dhjetor 2018, në një story të postuar në llogarinë e saj në Instagram, Arbana u shfaq përsëri pa unazë.

Nëse të gjitha sezonet e tjera televizive, Arbana mbante në gishtin e mesit të dorës së majtë të njëjtën unazë për vite me rradhë, këtë sezon, në emisionin e datës 5 janar 2019, ajo u shfaq për herë të parë pa unazë.

Përveç detajit të unazës që mungon në gishtin e Arbanës, përflitet prej kohësh që moderatorja është ndarë nga Arditi, kjo e pohuar dhe nga burime të afërta të çiftit. Ne e pranojmë se unaza edhe mund t’i ketë humbur por thashethemi i ndarjes po qarkullon. Madje thuhet se ajo është rikthyer në shtëpinë e prindërve.

Rikujtomë se Arbana dhe Arditi, janë prindër të një djali që quhet Jon, dhe nëse nuk është një unazë që do t’i mbajë bashkë, është fruti i dashurisë të tyre që do t’i mbajë gjithmonë të lidhur. Ne urojmë që secili prej tyre të jenë të lumtur sipas zgjedhjeve personale. Jeta vazhdon të jetë po njësoj e bukur edhe pas një divorci. /Kids’ Time

Ndalohet riprodhimi i paautorizuar | Kidstime.al

Disa foto të Arbanës ndër vite me unazë në gishtin e mesit të dorës së majtë.

Share With:
Translate »
2801 Views