Në familjen e Kim Kardashian dhe Kanye West ka plasur sherri dhe fajin e ka… North!

Për një gjë biem të gjithë dakord! North West mund t’i ngjajë babit, por ajo dëshiron të duket si mami.

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West është kthyer në një ikonë mode që në moshën 6-vjeçare, dhe ka nisur të lyhet me makijazh në një moshë kur ne të gjithë luanim shtëpirash.

Ajo është shfaqur shpesh herë me buzëkuq të zi, apo me penel me ngjyrë të ndezur dhe të gjithë mendojnë se fajin për këtë e ka mami Kim.

Kanye West është kategorikisht kundër makijazhit dhe nuk e lë të bijën të zhytet në sirtaret e nënës së saj.

Kjo ka bërë që në shtëpinë e tyre të plasë sherri.

Vetë Kim e konfirmoi këtë gjatë një interviste për “E! News”, ku tha se po përpiqen që ta bindin North-in që të nisë makijazhin kur të jetë adoleshente.

“Po bëhet një diskutim i madh, një luftë e madhe në shtëpi tani, por kjo është më e mira”.

“Kur je prind, ti mëson dhe kupton gjatë rrugës dhe ne në fakt nuk duam që ajo të vendosë makijazh në moshë të vogël, por ajo sheh nënën e saj që vendos buzëkuq kështu që…”.

Share With:
Translate »
403 Views