Unikkatil humb njeriun e dashur të familjes, ndan lajmin e dhimbjes

Pak minuta më parë reperi i njohur, Unikkatili ka njoftuar në Instagram se babai i tij ka ndërruar jetë.

Reperi e ka dhënë lajmin e hidhur nëpërmjet fjalëve prekëse ku tregon edhe dhimbjen e madhe që po përjeton.

“Baba em, shpirti i em, nji prej njerëzve ma të sinqertë që kom njoftë dhe nji prej arsyevet që jom kështu çysh jom na la këtë të enjte. Miqët dhe dashamirët që dojnë me ia shprehë respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhun të hanën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornwood, NY, 10594.”, ka shkruar reperi.

Në postimin e tij, ai ka publikuar edhe disa foto të të atit, në një prej tyre ata shfaqen bashkë.

Share With:
Translate »
470 Views