“𝗧𝗶 𝗽𝗮 𝗺𝘂𝗮, 𝗽𝗮 𝗻𝗲̈𝗻𝗲̈𝗻 𝘁𝗲̈𝗻𝗱𝗲…” poezia therëse e Edmon Tupes dedikuar të birit të sëmurë
𝗘𝗱𝗺𝗼𝗻𝗱 𝗧𝘂𝗽𝗷𝗮: 𝗧𝗶 𝗽𝗮 𝗺𝘂𝗮, 𝗽𝗮 𝗻𝗲̈𝗻𝗲̈𝗻 𝘁𝗲̈𝗻𝗱𝗲…
Ti pa mua,
Pastaj pa nënën tënde!
E tmerrshme marramendje!
Vetëm me gjakun tonë në rremba!
Ç’do të bëhesh, ku do të mbytesh
Në vetminë terr me gjemba
Pa dashuri,
pa dashuri,
pa dashuri
Edhe përjashta, edhe përbrenda?
Kur këtë frikshëm mendoj,
Shijen e vdekjes
E ndiej në shpirt
Pashmangësisht,
E ndiej në gojë
Pambarimisht,
Të ardhmen mallkoj,
mallkoj,
mallkoj…
Oh, sa e skëterrshme
Kjo përvojë!