1 javë pas lindjes, Jonida Vokshi duket WOW!

Më 26 qershor të këtij viti moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, u bekuan me një djalë të cilën e pagëzuan me emrin Ian. Ishte regjisori i njohur nga Kosova që bëri të ditur ardhjen në jetë të pinjollit të ri të familjes, duke informuar gjithashtu se mami dhe bebushi gëzonin shëndet të plotë dhe ishin mirë.

E ndërsa të gjithë prisnin që mamaja e re të tregonte ndonjë detaj nga i biri, Jonida në fakt na la pa fjalë me format e saj. Pikërisht siç e lexoni, së fundmi ajo ka marrë pjesë në një përurim dhe gjëja e parë që na erdhi në mendje është : ” A ka qenë ndonjëherë shtatzënë kjo vajzë?”.

Njëlloj si tre vite më parë kur u bekua me Emin, vajza e njohur e ekranit është rikthyer menjëherë në formë pas lindjes. Mamaja e re duket gjithë shend e verë krahas fotove me njeriun e zemrës, Besnikun, duke na treguar kësisoj që lindja e një fëmije i jep hapësirë çdo çifti të ri të marrë pak kohë edhe për veten.

Share With:
Translate »
166 Views