1 muaj me Zenin, Tuna tregon fotot e ëmbla familjare dhe duket në super formë
Këngëtarja e njohur Tuna u bë nënë për herë të dytë pak kohë më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Zen.

Sot është bërë fiks një muaj nga lindja e vogelushit dhe Tuna ka publikuar në rrjete sociale fotot më të ëmbla. Ajo shihet pranë Tianit dhe Zenit në një park në Shkup.

“Një muaj më parë kur dashuria lind dhe nuk ndalon kurrë së rritur i. Gëzuar 1 mujorin e parë vogëlushi Zen”, ka shkruar Tuna krahas fotove.
