1 muaj në spital, 10-vjeçarja humb jetën nga Koronavirusi
Një 10-vjeçare nga Crema ka humbur betejën me Koronavirusin. Ajo ishte shtruar që prej një muaji në njësinë e kujdesit intensiv të Institutit Giannina Gaslini, në Genova të Italisë.
Vogëlushja vuabte dhe nga sindroma sistemike autoinflamatore. Ajo e kishte marrë virusin nga familjarët, të cilët ishin infektuar më herët.
10-vjeçarja ishte transferuar fillimisht në Pavia, por gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. Si rrjedhojë, ajo ishte shtruar në spitalin e Genovas ku dhe ka humbur jetën.