1 muaj nga ardhja në jetë e Botës, Elita Rudi feston në mënyrën më të bukur datën e shënuar
Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në 3 mars. Sot ka kaluar fiks një muaj nga ardhja në jetë e vogëlushes së tyre, Bota Gjikolli. Për të festuar këtë moment të shënuar dhe për të ruajtur kujtimin më të bukur nga 1 mujori i lindjes, mami Elita ka realizuar një video shumë të veçantë me të voglën.
Ajo ka postuar në Instagram një video, në të cilën shfaqet duke ushqyer me qumësht gjiri vogëlushen dhe duke e përkundur teksa e mban në krahë. Edhe pasi të kalojë koha, me siguri ky do të mbetet si një nga kujtimet më të veçanta si për Elitën po ashtu edhe për Botën.
“Bota ime 1 muaj”, ka shkruar moderatorja përkrah videos së ëmbël.