1 muaj pasi u bë baba, reperi shqiptar jep sërish lajm të bukur
Muajin e kaluar reperi shqiptar Alban Vokshi i njohur me emrin e artit Fajt, u bë baba për herë të dytë me një vajzë. “Faleminderit Zotit qe me beri babë per here te dyte. Na bekoi zoti edhe me nje vajze bukuroshe , jetofsh gjate dhe me shendet engjulli jone”, shkruante ai.

Albani dhe partnerja e tij kanë vendosur ta quajnë vajzën Alea.

Sot reperi ka dhënë sërish një tjetër lajm të bukur duke bërë ditur se ka nisur punën për këngën e re. Ai është fotografuar në një studio muzikore dhe tregon se së shpejti do vijë me një projekt të ri muzikor.

