1 në 10 gra preken prej tij, ja ç’duhet të dinë nënat e reja për mastitin

Qumështi i gjirit konsiderohet si ushqimi më i shëndetshëm për të porsalindurin. Formula e tij, e pakrahasueshme dhe unike, përmban proteina dhe probiotikë që ndihmojnë sistemin imunitar të foshnjës dhe e mbrojnë atë nga alergjitë, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe diabetet e tipit 1 dhe 2. Ushqyerja me qumësht gjiri në muajt e parë të jetës së foshnjës është jetike pasi përforcon gjithashtu lidhjen mes nënës dhe bebes.

Megjithatë të ushqyerit me gji mund të mos rezultojë aq e shëndetshme për nënën e re. Sipas statistikave, një në dhjetë femra që ushqejnë fëmijën me gji preken nga mastiti. Po çfarë është ai? Mastiti është një inflamacion i indit të gjoksit. Ai krijohet si pasojë e ndonjë infeksioni bakterial ose fungal (kërpudhor) që prek thithkat. Mastiti shfaqet gjatë dhjetë javëve të para pas lindjes, por edhe në periudha më të vona.

Shenjat e tij kryesore janë skuqje dhe irritim i thithkave, ënjtje e gjoksit, temperaturë e lartë, djegie gjatë gjidhënies etj. Mjekët gjinekologë rekomandojnë që të përdorni kompresa me xhel Aloe vera ose të lyeni zonën e skuqur dhe të irrituar me qumësht blete. Higjiena duhet të jetë maksimale, prandaj lani gjithmonë gjoksin me ujë të ftohtë dhe sapun ose locion larës me pH neutral. Në qoftë se irritimi i gjoksit nuk ka përmirësim, kontaktoni mjekun përkatës.

Share With:
Translate »
172 Views