1 në 5 fëmijë nuk di të shkruajë me shkrim dore
Studimi është bërë në Romë, por digjitalizimi ka përfshirë botën dhe shifrat mund të vlejnë për të gjithë.
1 në 5 fëmijë i shkollës fillore nuk di të shkruajë me shkrim dore. Të tjerët që shkruajnë, e bëjnë me shumë vështirësi. Kush e ka fajin? Teknologjia. Ekranet e tabletëve dhe smartfonëve.
Hulumtimi u krye nga Carlo Di Brina, drejtor i neuropsikiatrisë së fëmijëve në poliklinikën Umberto I, nga Barbara Caravale e Departamentit të Psikologjisë Zhvillimore dhe Sociale në Universitetin La Sapienza dhe nga Nadia Mirante nga Njësia e Neuropsikiatrisë së Fëmijëve dhe e Adoleshentëve në “Fëmijët Jezus”.
Hulumtimi përfshinte 594 nxënës nga mosha 7 deri në 11 vjeç, nga 31 klasa të 16 shkollave fillore publike në kryeqytetin italian. Synimi ishte identifikimi i vështirësive të mundshme në të nxënë tek fëmijët.
Fëmijëve iu kërkua të kopjonin një tekst në pesë minuta duke përdorur shkronjat korsive. 32 pjesëmarrës, 5.3%, u përjashtuan nga studimi për përdorimin e shkronjave të mëdha ose për prodhimin e një teksti më të shkurtër. Ndërsa 10% në vend të kësaj rezultuan të ishin disgrafikë.