“1 në 52 milion” E rrallë, nëna e 7 fëmijëve lind pesënjakë

Në një spital në Kraków, Poloni, një grua, tashmë nënë e shtatë fëmijëve të moshës 10 muajsh deri në 12 vjeç, lindi pesënjakë.

“Ne kishim planifikuar të kishim një fëmijë të tetë, por më pas doli se kishte shumë të tjerë,” u tha gazetarëve Dominika Clarke , e cila është e martuar me një britanik të quajtur Vince

Foshnjat kanë lindur me prerje cezariane, në javën e 29-të dhe kanë nevojë për mbështetje të frymëmarrjes.

“Shpresojmë të arrijmë momentin e gëzuar të daljes së tyre nga spitali,” tha Ryszard Lauterbach , kreu i departamentit të neonatologjisë në spitalin e Krakovit.

Fëmijët, tre vajza dhe dy djem, quhen Arianna Daisy, Charles Patrick, Elizabeth May, Evangeline Rose dhe Henry James.

Clarke e quajti shtatzëninë e saj një “mrekulli” sepse shanset për të ngjizur pesënjakë janë 1 në 52 milionë, sipas spitalit.

Share With:
Translate »
186 Views