10 mitet false të shtatzënisë

Nëse jeni nëna ose nëse do të bëheni, nuk ka asgjë më bezdisëse sesa fjalët e njerëzve. Duket se gjithkush e ndien “të drejtë” të komentojë dhe të kritikojë mbi “statusin tuaj interesant”. Vit pas viti janë shtuar fjalët, klishetë apo thashethemet mbi shtatzëninë. Disa prej tyre nuk janë gjë tjetër përveçse mite false. Ja se cilat janë dhjetë prej tyre.

1. Mos bëni seks kur jeni shtatzënë

Kjo është një gjë false. Përkundrazi, është folur shumë për rëndësinë e seksualitetit gjatë shtatzënisë. Kryerja e marrëdhënieve seksuale në fakt nuk ndikon keq te shtatzënia. Ajo ecën normalisht dhe pa asnjë sëmundje të veçantë.

2. Rri larg maceve!

Frika është përcaktuar nga epidemi të mundshme të toxoplasmosis, një virus, që nëse haset në fazat e hershme të shtatzënisë mund të jetë i dëmshëm apo edhe fatal për fetusin.

3. Asnjë gllënjkë alkooli

Natyrisht ju nuk duhet të abuzoni, por një gotë verë në vakt sigurisht që nuk do ta dëmtojë fëmijën tuaj!

4. Harrojeni kafenë

Ky është një tjetër mit fals. Janë shumë gra shtatzëna që pinë shumë kafe pa asnjë problem. Por në disa raste disa prej tyre e kanë ndaluar së piri atë, sepse aroma shumë e fortë provokonte të vjella të bezdisshme. Por nuk ekziston asnjë e dhënë shkencore për të cilën një filxhan kafe në ditë t’i bëjë keq qoftë nënës, qoftë fëmijës.

5. Mos hani salsiçe, salmon dhe peshk të papërpunuar

Për dietën që duhet të ndiqni në shtatzëni, është më mirë të konsultoheni me gjinekologun që keni më shumë besim. Zakonisht është mirë që të përjashtoni peshkun e papërpunuar dhe molusqet, sepse mund të mos jenë larë mirë. Por këto masa zbatohen nëse ju hani jashtë shtëpisë, për arsye higjiene.

6. Mos udhëtoni me avion

Edhe ky është një mit fals. Ky mit vlen nga muaji i shtatë shtatzënisë e më pas. Kjo për arsye sigurie në rastet e parakohshme të lindjes. Në dy-tremujorin e parë gratë shtatzëna mund të udhëtojnë me avion pa asnjë problem.

7. Evitoni banjat e nxehta

Sipas teoricienëve të kësaj ideje, uji shumë i nxehtë (ose shumë i ftohtë) mund të dëmtojë fetusin, duke shkaktuar reagime bezdisëse për fëmijën. Por në të vërtetë nuk është kështu. Nëse një banjë e mirë ju sjell në humor të mirë dhe ju fal mirëqenie, atëherë pse nuk duhet bërë?!

8. Gjalpi i kakaos kundër hapjes së lëkurës

Edhe në këtë rast është më mirë t’u besoni produkteve të rekomanduara nga gjinekologët. Nëse do të dëshironi të ruanit linjat tuaja të mëparshme mund të përdorni vajin e bajames, i cili i jep lëkurës suaj elasticitet.

9. Duhet të ecni

Është e vërtetë se ushtrimet fizike janë themeli i çdo gjëje të mirë për organizmin, për dobësim dhe mbajtjen e tij në formë. Por të ecni shumë gjatë ditëve të fundit të shtatzënisë nuk do ta ndihmojë me siguri fëmijën tuaj të lindë.

10. Flini në anën e majtë

Ky është një tjetër mit fals. Të flini në anën e zemrës nuk është një detyrim dhe as një mënyrë e dobishme për ta bërë fetusin të ndihet më mirë. Çdo grua duhet të gjejë pozicionin e saj të leverdishëm për t’u çlodhur sa më mirë gjatë shtatzënisë.

Share With:
Translate »
826 Views