10 sekretet e edukimit mbretëror, që të gjithë prindërit duhet t’i mbajnë shënim

Sipas përrallave ose mësimeve të historisë, fëmijët mbretërorë flenë mbi jastekë mëndafshi, hanë në takëm të arta dhe kalojnë gjithë ditën duke argëtuar vetveten.

Shihni se si rriten princi dhe princesha më e famshme – George dhe Charlotte, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, duke qenë se fëmija i tretë është i vogël, por në të njëjtat rregulla do të rritet. Ata madje duhet të sistemojnë vetë dhomat e tyre.

Një titull nuk është arsye për të pasur një mënyrë jetese pa punë!

Në familjen e Dukeshës së Kembrixhit ka vetëm një dado që e ndihmon atë me fëmijët. Të gjitha detyrat që lidhen me ushqimin, larjen dhe ecjen me fëmijët realizohen nga prindërit.

Madje, William shkon për të punuar si pilot i helikopterit në shërbimet e urgjencës mjekësore dhe fëmijët janë të vetëdijshëm për këtë.

Respektojnë punën e njerëzve të tjerë!

Nipërit e Mbretëreshës Elizabetë kuptojnë që nga mosha e hershme që puna e çdo personi duhet të vlerësohet, pavarësisht nëse është puna e një nëne që përgatit drekën apo një zonjë që pastron shtëpinë.

Kjo është arsyeja pse George dhe Charlotte e dinë se ata nuk mund t’u bëjnë naze ushqimeve të tyre dhe se ata duhet të merren vetë me rrobat e tyre të shpërndara nëpër dhomë.

Familja është prioriteti numër një i jetës!

Edhe tani, George 4-vjeçar kujdeset për motrën e tij të vogël, dhe dukesha thotë se po bëhen shokë të ngushtë. Edhe pse në moshë të re, fëmijët e njohin historinë e familjes së tyre dhe shpesh vizitojnë varrin e gjyshes së tyre, Princeshës Diana.

Kate dhe William gjithashtu përpiqen të shpenzojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me fëmijët e tyre. George, për shembull, pëlqen të bisedojë për gjithçka me babanë e tij dhe Charlotte pëlqen të gatuajë së bashku me nënën e saj.

Gjithkush ka të drejtë të shprehë lirisht mendimet dhe ndjenjat e tij!

Përkundër traditës së sjelljes së “përmbajtur” në familjen mbretërore, Kate dhe William zhvillojnë në mënyrë aktive intelektin emocional në fëmijët e tyre.

“Duke parë fëmijët që komunikojnë me njëri-tjetrin në shkollë, e kuptoj se jetojmë në një kohë absolutisht të ndryshme. Ne jemi duke u zëvendësuar nga gjeneratat që nuk kanë frikë të deklarojnë gjëra që me të vërtetë i shqetësojnë ata, ” – thotë Princi William.

Arsimimi në plan të parë!

Leximi i librave është një aktivitet i preferuar i Princit George dhe Princeshës Charlotte. Kate shumë shpesh i çon fëmijët në ekspozita dhe muzeume. Muzeu i tyre i preferuar është Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

“Fëmijët duan shumë të shkojnë atje dhe më besoni, kjo nuk është vetëm për shkak të dinosaurëve”, – thotë dukesha.

Është e domosdoshme të duam sportin!

Duka dhe Dukesha janë të njohur për natyrën e tyre sportdashëse. Kate pëlqen hokej në lëndinë dhe William pëlqen të luajë futboll, basketboll dhe polo.

Princi George dhe Princesha Charlotte nuk tregojnë ndonjë interes të jashtëzakonshëm në sport tani, por prindërit e tyre janë të sigurt se fëmijët e tyre do të ndjekin hapat e tyre në të ardhmen.

Duhet të ndjekin rregullat etike dhe të tregojnë sjellje të mira në publik, pavarësisht moshës

Fëmijët janë të vetëdijshëm se do të largohen nga eventet dhe vendet publike në rast të sjelljes së keqe dhe të kapriçove.

Ka rregulla strikte të sjelljes, madje edhe për fëmijët mbretërorë. Nëse princi ose princesha sillen shumë keq, ata lihen në shtëpi gjatë një rasti zyrtar.

Dënimet fizike përjashtohen plotësisht

Pa marrë parasysh se sa keq sillen fëmijët, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kurrë nuk përdorin dënime fizike. Prindërit përdorin metodat e tyre të ndikimit ndaj fëmijëve.

Nëse djali shpërthen në zemërim, nëna e tij gjen menjëherë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e fëmijës së acaruar, për shembull, duke kënduar me zë të lartë. Dhe ndonjëherë ajo vetë bie në dysheme dhe fillon të bërtasë. Zakonisht funksionon dhe fëmijët qetësohen.

Tabletët dhe kompjuterat janë lodra për të rriturit

George dhe Charlotte shpenzojnë shumë kohë jashtë në biçikleta dhe duke u zhytur në pellgje, por ata e kanë shumë të kufizuar në përdorimin e pajisjeve elektronike.

Kate dhe William mendojnë se këto lodra janë më të përshtatshme për moshat më të mëdha, ndërsa topat, litarët e kërcimit dhe lojërat në natyrë janë ndihmësit më të mirë në zhvillimin e fantazisë dhe imagjinatës së tyre.

“Po” filmave vizatimorë

Të shikuarit televizor lejohet në familjen mbretërore. Sidoqoftë, ka kohë specifike për të.

Fëmijët mbretërorë tashmë kanë personazhet e tyre të preferuar vizatimor; Charlotte shpesh kërkon të shikojë Peppa Pig dhe George e adhuron Fireman Sam.

Share With:
Translate »
718 Views