10-vjeçari bie në pusetën e thellë, gjendet rastësisht kur bie një vullnetar kërkimi në të
Problemet me pusetat nuk janë vetëm në Shqipëri. Një djalë në republikën ruse të Tataristanit thuajse gjeti vdekjen nga ngrirja për shkak se dështoi të dilte nga një pusetë ku përfundoi papritur.
Pasi doli për të lëvizur me një slitë dëbore, djali me emrin Bulat u zhduk papritur dhe mbi 100 persona dolën për ta kërkuar në fshatin Cheremshan më 24 dhjetor.
“Mendova se nuk do të dilja kurrë kur rashë atje”, tha djali 10 vjeçar, duke kujtuar rënien e tij në pusetën tre metër të thellë.
Bulat bërtiti për ndihmë, por shpejt e kuptoi se askush nuk mund ta dëgjonte.
Ai vendosi të përpiqej vet të dilte, por në 20 cm e mbetura nuk ia arriti dot.
Pavarësisht se kërkoi sërish ndihmë, prapë nuk u dëgjua derisa më në fund u lodh dhe përfundoi në gjumë.
Ndërkohë, shpëtimtarët dhe rreth 120 vullnetarë filluan një operacion masiv të kërkimit, duke krehur fshatin dhe rrethinën e tij. Kërkimi shpejt përfundoi me sukses të papritur, pasi një nga vullnetarët ra në të njëjtën gropë të hapur.
“Mendoja së pari se djali ishte i vdekur, ai ishte hedhur si një kufomë”, i tha Guliya Yarullina, kanalit NTV.
Djali vuante nga hipotermia dhe u dërgua më pas tek prindërit e tij, ndërsa mjekët thanë se nëse do të qëndronte edhe një orë në gropë do të kishte ndërruar jetë.