10-vjeçari humbi jetën në Kakavijë, qeveria ndihmon financiarisht familjen!

Kryeministri Rama, ka njoftuar se qeveria shqiptare, ka dhënë për familjen e 10-vjeçarit që humbi jetën në Kakavijë, një shumë prej 500.000 lekësh të reja. Rama u shpreh ngushëllimet familjarëve për këtë ngjarje tragjike.

“Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera???? Engjëlli i vogël u dhëntë forcë”, shkruan Rama.

10-vjeçari humbi jetën para disa ditësh, në Kakavijë pasi u përplas nga ambulanca.

Share With:
Translate »
325 Views