10 vjet nga vdekja e Robin Williams, i biri bën dedikimin prekës: Më frymëzon çdo ditë
Djali i Robin Williams ka bërë një postim në rrjetet sociale, me rastin e dhjetë viteve nga vdekja e babait të tij.
Konkretisht, 41-vjeçari Zach Williams ka publikuar një fotografi të humoristit të njohur në llogarinë personale në Instagram.
Në mbishkrimin e postimit të tij, ai ka shprehur ndjenjat e tij për të atin, ndërsa ka përmendur se sa shumë e frymëzon edhe sot e kësaj dite.
“Babi, është e vështirë të besosh se kanë kaluar 10 vjet. Sot reflektoj për dashurinë e pamasë që ndatë me të gjithë ne, me familjen, me miqtë tuaj dhe me të gjithë ata që keni takuar ”, shkruan ai fillimisht.
Më pas shton: “Ti vazhdon të më frymëzosh çdo ditë për të bërë atë që mundem për të ndihmuar në krijimin e një bote më të lidhur dhe më të dashur për familjen tonë. Unë do të të dua përgjithmonë.”
View this post on Instagram