Fëmijët e J.Lo qajnë për ndarjen e nënës nga Alex. Çfarë u thotë në Facetime ajo?

Ndarja e J.Lo dhe Alex Rodriguez ishte e dhimbshme për të gjithë, por duket se ata që po e vuajnë më shumë janë fëmijët e këngëtares dhe aktores. Jennifer Lopez e ka treguar vetë, përmes rrjeteve sociale, se binjakët e saj, Max dhe Emma, janë mërzitur shumë pas lajmit të ndarjes së saj nga ish i fejuari Alex Rodriguez.

Lopez postoi në Instagram Stories një screenshot të telefonatës me fëmijët në FaceTime, ndërsa dukej e bija e përqafuar nga babai i saj, këngëtari Marc Anthony.

“Kur ata janë të trishtuar, por mami dhe babi janë atje”, shkroi këngëtarja për fëmijët, duke shtuar edhe: “Ju dua! Krenare për ju.”

Burime të shumta konfirmuan dje për mediat se Lopez dhe Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes, pas dy viteve fejesë. Ish-çifti u lidhën në vitin 2017 dhe u fejuan dy vjet më vonë, gjatë një udhëtimi në Bahamas.

Ata kanë qenë shumë të lidhur edhe me fëmijët e njëri-tjetrit dhe shiheshin shpesh të postonin foto së bashku, si një familje e madhe.

 

Share With:
Translate »
429 Views