S’ka më pikë dyshimi! Me fotot e saj nga fëmijëria, Afërdita vërtetoi se Sky s’i paska lënë gjë mamit!

Në datën 16 të muajit Mars, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër.

Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbizit nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita bëri të kundërtën. Vetëm pak ditë pas lindjes, ajo prezantoi vogëlushin me gjithë botën. Modelja shqiptare postoi disa foto shumë të ëmbla të tij, që ishin shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

Sky është bebushi më i komentuar i momentit në Instagram, që i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e tij.

Ndërkohë që njerëzit ishin në dyshime se cilit prej prindërve i ngjan më shumë, Afërdita i ka vënë kapakun këtij muhabeti.

Ajo ka ndarë në InstaStory foto të sajat nga fëmijëria, duke vërtetuar njëherë e mirë se djali është kopja e saj identike!

Afërdita ka zbuluar se ka bërë lindje natyrale dhe ua ka rekomanduar të gjitha nënave që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Kam bërë lindje natyrale dhe nga eksperienca që kam pasur u rekomandoj të gjitha nënave të kenë lindje natyrale. Normal nëse mund të jetë zgjedhja e tyre. Rikuperimi është shumë i shpejt dhe është një eksperiencë që duhet çdokush ta përjetojë”, ka treguar Afërdita.

Ndërsa sa i përket emrit të vogëlushit, ajo ka zbuluar se e ka zgjedhur vetë dhe se i ka ardhur një ditë rastësisht në mendje.

“Ishte ideja ime… po qëndroja shtrirë një ditë dhe po relaksohesha dhe po ndjeja që po shkelmonte dhe thashë ai do të jetë Qielli ynë! Bashkëshortit tim i pëlqeu shumë ideja”, ka thënë Afërdita.

Share With:
Translate »
318 Views