11-vjeçari që dëshmon për vdekjen e së ëmës përlot sallën e gjyqit

Një djalë 11-vjeçar ka lënë pa fjalë gjykatën pasi ndodhej për të dëshmuar për vdekjen e së ëmës. Babai ia vrau para syve. Ngjarja ndodhi në Sidnej në 2016-n në shtëpinë ku jetonin prindërit me dy djemtë e vegjël.

Burri përdori karburant për ta vravë gruan e tij duke e djegur shtëpinë në orët e para të mëngjesit. Djali 11 vjeç e pa të atin teksa e shtyu duke mos e lejuar ta ndihmonte të ëmën të dilte nga dhoma e gjumit ku ra zjarri.

Gruaja kishte nisur një lidhje prej dy javësh me një burrë tjetër dhe burri kishte zbuluar mesazhet në Viber dhe Whatsapp.

“Nuk dua që babai im të dalë nga burgu dhe nuk ka asnjë mundësi për ta falur. Nuk dua që ai të dijë asgjë për mua. Prej dy vjetësh jam pa familje për fajin e tij. E dogji nënën time para syve të mi… Unë jam njeri, edhe unë kam emocione”, tha djali duke prekur gjithë sallën.

Ndërkohë që i ati do dalë para gjykatës në 2 nëntor. /TP

Share With:
Translate »
880 Views