Foto/ Princesha Beatrice nënë për herë të parë, tregon barkun e rrumbullakosur
Princesha Beatrice do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur vetë Beatrice sot.

Pasi dhanë lajmin e mirë, princesha u shfaq për herë të parë ndërsa tregonte barkun e rrumbullakosur.


Mbesa e Mbretëreshës, e cila u martua me biznesmenin italian Edo Mapelli Mozzi më 17 korrik 2020, do ta sjellë në jetë foshnjën vjeshtën e këtij viti.

Mbretëresha dhe të dy familjet janë të kënaqura me ardhjen e një bebushi, që do të sjellë gëzim për monarken, e cila që po vajton për humbjen e burrit të saj Princ Philip.

Foshnja e Princeshës Beatrice do të jetë nipi/mbesa i/e dytë për Princin Andrew dhe Sarah Ferguson dhe stërnipi/stërmbesa i/e 12-të e mbretëreshës pas lindjes këtë verë të fëmijës së dytë të princit Harry dhe Meghan Markle.

