12 vjeçari fshihet në kroskotin e makinës për të hyrë klandestin në Spanjë

Askush nuk do ta besonte nëse nuk do ta shikonte me sytë e tij. Një fëmijë 12 vjeçar është fshehur në kroskotin e një makine BMW X5, me qëllim futjen klandestin të tij në Spanjë. Policia arriti të zbulonte vendfshehjen e djalit nga Guinea pasi me anë të një aparati të veçantë i cili identifikoi të rrahurat e zemrës. Kur oficeri i policisë futi dorën për të kontrolluar në kroskot preku trupin e një njeriu. Për shkak të vendit të ngushtë dhe shumë të vogël i mituri kishte probleme me frymëmarrjen por dhe me këmbët pasi i është dashur ti mbante të mbledhura.  Policia zbuloi këtë rast trafiku në kufirin mes Marokut dhe enklavës veriore të Spanjës në Melilla të Afrikës, të premten e 8 dhjetorit. Policia arrestoi 65 vjeçarin dhe ai pritet të dalë para gjykatës.

Share With:
Translate »
811 Views