12-vjeçari hebre detyrohet nga moshatarët myslimanë t’u puthë këmbët

Një djalë hebre u detyrua të ulet e të puthë këpucën e një bashkëmoshatari mysliman në shkollë, përndryshe do të rri hej nga një grup prej nëntë vetash që e kishin rrethuar te një park i qytetit të Melburnit, Australi.

Të rinjtë i kanë shpëtuar deri tani masave disiplinore dhe është ende e paqarta se si ka shkuar situata deri te ajo foto.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Një 5-vjeçar hebre, po në Melburn, tallej vazhdimisht nga shokët dhe quhej “krimb hebre”, “hebre i shpifur”, etj. Këto ngjarje të frikshme tregojnë se antisemitizmi jo vetëm nuk është zhdukur, por ekziston edhe te më të rinjtë.

Megjithatë, shkolla ka refuzuar të mbajë përgjegjësi, pasi nuk ndodhi në mjediset e saj. Si dhe rastin nuk e quajtën anti-semitizëm.

Share With:
Translate »
481 Views