12-vjeçari në Lezhë plagoset me kapsolle, niset me urgjencë në spital
Një 12-vjeçar është plagosur me kapsolle në Lezhë 4 ditë pas ndërrimit të viteve.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 12-vjeçari është plagosur në fshatin Markomataj të Lezhës. Nga plasja e kapsolleve i mituri ka mbetur i plagosur në fytyrë dhe është duke u dërguar me ambulancë për në spitalin Rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por vlen të thuhet se edhe natën e ndërrimit të viteve ka patur 13 persona të plagosur nga mjetet piroteknike të cilat thuhet se janë të ndaluara.