13 VIP-at shqiptarë që u kanë fituar zemrën vjehrrave

Jeta private e personazheve të njohur shqiptar përbën gjithmonë një interes për publikun dhe për këtë arsye përflitet gjatë në media. Personazhet VIP në intervistat e tyre të ndryshme, por edhe në postimet në rrjetet sociale zbulojnë detaje të ndryshme nga marrëdhënia me partnerët por edhe me familjarët e tyre. Sot ne të Xing.al. kemi vendosur t’ju zbulojmë 13 VIP-et shqiptare që i kanë marrëdhëniet mirë me vjehrrën.

Elita Rudi – Moderatorja Elita Rudi një vit më parë i dha fund beqarisë në një ceremoni madhështore me reperin Gjiko. Dyshja tashmë janë prindër të një djali që quhet Zëri dhe Elita nuk ngurron që vazhdimisht të publikojë foto me të, por edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes e sidomos me vjehrrën e saj Lirije me të cilën ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë, shkruan Xing.al. Elita, por dhe Lirija postojnë foto me njëra-tjetrën, madje udhëtojnë dhe së bashku. Disa ditë më parë Elita festoi ditëlindjen dhe urimin më të veçantë e mori nga vjehrra e saj,  e cila gjithmonë e thërret nuse.

Marina Vjollca – Gjithashtu Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë një nga çiftet më të komentuara në media për jetën e tyre private. Ata kanë treguar se kanë shumë dashuri dhe respekt për prindërit e njëri tjetrit,shkruan Xing.al. Getori shpesh herë është parë nën shoqërinë e nënës së Marinës, por edhe Marina. Ndonëse  vjehrra e saj jeton në Kosovë, moderatorja ka treguar se e ka si nënën e saj.

Mes tyre nuk kanë munguar komentet e ndryshme plot dashuri, gjithashtu dhe statuset dhe dedikimet e ëmbla që kanë bërë për njëra tjetrën në rrjetet sociale kanë treguar se nëna e Getit është fansja më e madhe e Marinës.

Loredana – Që kur lidhja e saj dhe e Mozzik u bë publike, reperja e njohur Loredana u takua me familjarët e reperit dhe nuk ngurroi që menjëherë të publikojë foto me nënën e Mozzik duke treguar raportin e mirë mes nuses së re dhe vjehrrës, shkruan Xing.al.Që nga ajo kohë Loredana është parë shpesh herë me të dhe ka treguar se e konsideron si nënë e  saj dhe se janë shumë të afërta me njëra tjetrën.

Floriana Garo – Ndryshimet në jetën e moderatores Floriana Garo ishin të menjëhershme. Ajo me partnerin  saj Enis Daci u larguan së bashku në Gjenevë. Ata janë tashmë prindër të një vajze dhe Floriana është përsëri në pritje të ëmbël, shkruan Xing.al. Vjehrra e Florianës nuk është një personazh i panjohur për publikun. Ajo quhet Lumturi Ratkoceri dhe është kryetarja e Aleancës Kuq e zi. Lumturi madje ka folur dhe në një intervistë ku ka zbuluar marrëdhënien e veçantë me nusen e saj që e konsideron shoqe.

“Unë dhe Floriana as që e kemi parë ndonjëherë raportin tonë me syrin e vjehrrës dhe nuses. Ne jemi prej një viti dhe marrëdhënia jonë është e dy mikeshave të mira që e vlerësojnë dhe e respektojnë shumë njëra-tjetrën”, tha ajo për Florianën.

Ndërsa Floriana nga ana tjetër në një intervistë ka thënë: “Marrëdhëniet me vjehrrat gjithmonë janë delikate sidomos në fillim. Por çdo nënë do më të mirën për djalin e saj. Një grua e zgjuar e vlerëson një nuse që e bën djalin e vet të lumtur dhe i lë çiftit hapësirën e nevojshme për ta ndërtuar më së miri marrëdhënien. Unë dhe nëna e Enisit kuptohemi shumë mirë për këtë dhe jemi të afërta si të ishim mikesha. Ajo është ende shumë e re dhe ne mund të flasim lirshëm me njëra-tjetrën. Jam e bindur se lidhja jonë e afërt do vazhdojë të thellohet akoma më shumë me kohën”.

Klea Huta – Klea Huta dhe Elgit Doda u kthyen shumë shpejt në një nga çiftet më të dashura për publikun jeta e tyre private mori vëmendjen e të gjithëve. Ndërkohë që gjërat mes tyre tashmë janë bërë serioze, Klea e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” zbuloi dhe se si i ka raportet me nënën e Elgitit.

“Asaj nuk i pëlqen t`i them ‘vjehrra’. S`jemi vjehërr e nuse, më thotë, jemi shoqe. E kam shumë të mirë. Zonja Tana është një zonjë e mrekullueshme dhe unë jam me fat që e kam, shkruan Xing.al. Jam me fat, sepse lindi njeriun e jetës sime. Jam shumë e bekuar që e kam, sepse më këshillon, më tërheq vërejtje… Kemi një marrëdhënie shumë të mirë”,  ka treguar Klea.

Tuna – Martesa e këngëtares Tuna dhe Patris Bershës u komentua për muaj me radhë në mediat rozë dhe kjo për shkak të marrëdhënies aspak të mirë që ka Tuna me kunatin e saj Robert Berishën.

Madje të shumta ishin aludimet se këngëtarja nuk shkonte aspak mirë dhe me vjehrrën e saj. Këto lajme, Tuna i hodhi poshtë pak muaj më parë nëpërmjet një postimi ku tregonte qartë se ajo dhe vjehrra e saj kishin marrëdhënie të afërta, shkruan Xing.al. Tuna publikoi një foto ku nëna e Partisit shfaqej teksa mbante në krahë nipin e saj Tian dhe foton këngëtarja e shoqëroi me një zemër.

Keisi – Po ashtu Keisi ka treguar që në fillimet e lidhjes së saj marrëdhënien e mirë që ka me nënën dhe babain e Stresit, shkruan Xing.al Ata shpenzojnë mjaft kohë bashkë dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme, Keisi nuk ka ngurruar që të shprehë respektin dhe dashurin që ka për ta.

Shpesh herë kur ata kanë qenë të ftuar në emisione të ndryshme, Keisi ka shpërndarë foto të tyre duke u thënë publikisht se i do. Madje urimet e ëmbëla  për ditëlindjet e tyre nuk kanë munguar nga ana e nuses së re. Përveç Keisit, dhe Sali Lushaj së bashku me bashkëshorten kanë treguar se Keisin e konsiderojnë si vajzën e tyre.

Angela Martini – Martesa e Angela Martinit është përfolur kohët e fundit dhe kjo pas problemeve që bashkëshorti i saj Dragos ka me drejtësinë. Kujtojmë që dyshja e njohur u martua një vit më parë në Las Vegas në nj ceremoni shumë private, shkruan Xing.al.Në intervista të ndryshme Angela ka folur për martesën e saj me milionerin rumun por edhe për marrëdhënien që ka me prindërit e tij.

“Marrëdhënia ime me prindërit e Dragos është e jashtëzakonshme. Ata janë engjëj! Jam e bekuar që i kam. Verën e kaluar ata vizituan Shkodrën dhe kaluan një javë me prindërit e mi, pa mua dhe Dragos-in. Ata e pëlqyen dhe e kuptuan shumë mirë njëri-tjetrin, njësoj si një familje e vërtetë”, ka thënë modelja.

Aurela Gaçe – Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe në çdo dalje të saj publike pyetet për marrëdhënien që ka me nënën e bashkëshortit të saj, shkruan Xing.al. Ajo ka zbuluar se vjehrra e saj është shumë e re dhe e mbajtur dhe madje ngjasojnë shumë në tip. Aurela shpesh publikon foto me të dhe gjithmonë ka e ka cilësuar atë si një gjyshe shumë kinge.

Venera Lumani – Prej kohësh tashmë dhe këngëtarja Venera Lumani dhe Lind Islami e kanë zyrtarizuan lidhjen e tyre dhe pak muaj më parë Lindi i propozoi dhe për martesë partneres së tij. E ftuar kohë më parë në emisionin Thumb, Venera zbuloi për të gjithë marrëdhënien e bukur që ka me nënë e Lindit.

“Ah super! Është shumë e mirë! Mamaja e Lindit ka një vajzë, motra e Lindit është një super vajzë dhe tani për momentin jemi bërë dy vajza.”, tha Venera teksa këngëtarja zbuloi edhe një dëshirë të madhe që ka vjehrra për të dhe Lindin. “Po plakemi, na e bëni një nip, na e bëni një mbesë. Por e di që ata e dinë vet që ne do ta bëjmë më të mirën që është për familjen tona”, është shprehur Venera.

Luana Vjollca – Ndonëse e mban shumë private lidhjen e saj me menaxherin Krenar Çoçaj , Luana është kapur shumë herë mat me partnerin e saj. Ajo madje nëpërmjet batutave të ndryshme ka zbuluar padashje dhe se si e ka marrëdhënien me nënën e Krenarit. Në një nga puntatat e emisionit “Shiko kush Luan”, Luana ftoi një nga zonjat e publikut për një lojë. Zonja në fjalë e kishte emrin Lume dhe Luana tha: “Zonja Lume, unë vdes për këtë emër dhe kam një arsye përse”, tha ajo ndërkohë që më vonë u zbulua se mami i Krenarit e ka emrin Lume.

Zaimina Vasjari – Prej vitesh tashmë, Zaimina Vasjari ka bërë zyrtare lidhjen e saj me partnerin Kodi me të cilin ka edhe një vajzë 1 vjeçe që quhet Khloe. Ndonëse mundohet që jetën e saj ta mbaj private, Zaimina e ftuar pak kohë më parë në emisionin “Thumb”, foli për herë të parë për marrëdhënien me vjehrrën.

“Nuk kam shumë dëshirë të flas për marrëdhëniet e familjes. Vjehrri dhe vjehrra ime nuk jetojnë në Shqipëri, jetojnë jashtë, në Itali. Megjithatë, kam një marrëdhënie shumë të mirë….” , tregoi ajo.

Armina Mevlani – Armina Mevlani dhe nëna e Shkëlzen Berishës, Liri Berisha po ashtu kanë një raport shumë të ngushtë me njëra tjetrën. Ato janë parë shpesh herë bashkë në evente të ndryshme dhe e ftuar pak kohë më parë në emisionin Rudina, Armina zbuloi se e ka shumë për zemër vjehrrën e saj.

“Unë e kam shumë, shumë për zemër. Ajo është një zonjë që më mirëkupton. Sepse jo të gjithë prindërit mund të bëjnë këtë. Në fillimet e mia, edhe prindërit e mi mund të kishin rezerva për punën time, por ajo më mbështet gjithmonë, e vlerëson punën që bëj. E ndiej më shumë si mikeshë, është një gjë shumë speciale për mua”, ka thënë blogerja e njohur.

Share With:
Translate »
1515 Views