13-vjeçari në Kamëz i gjuan vetes me armën e gjahut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen ‘Laknas’ në Kamëz, ku një 13-vjeçar është vetëvrarë.

Ai ka qëlluar veten me armën e gjahut të babait të tij në një banesë që ishte në pronësi të familjes së tij.

Sipas ‘Panorama’, shtetasi i mitur kishte inicialet E.D dhe në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, policia është ende në hetim të ngjarjes.

Share With:
Translate »
708 Views