13-vjeçarja shqiptare ngre në këmbë turmën prej 40 mijë vetash me performancën e saj në Francë
Erza Muqolli nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ndonëse vajza është nga Kosova e jeton në Francë, ajo na ka bërë krenar të gjithëve. 13-vjeçarja shkëlqeu në “France’s got talent”, por rrugëtimi i saj nuk përfundoi me atë spektakël muzikor. Vogëlushja i ka mahnitur të gjithë me talentin e saj dhe është është cilësuar si një ndër vajzat e vogla më të talentuara! Së fundmi ajo sërish ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e mediave franceze, e këtë, me zërin e saj.
Erza, ishte një nga të përzgjedhurat për të performuar këtë vit në “Radio Scoop Music Tour”, koncerti më i madh veror i Francës dhe nga video që do të shihni më poshtë, do të donit të ishit në atë turmë për të përjetuar ato emocione të forta. Teksa Erza është ngjitur në skenë të gjithë të pranishmit kanë duartrokitur dhe janë kënaqur pa masë me performancën e saj.
Vogëlushja ka kënduar “Je chanterai” “Back to black” të Amy Ëinehouse dhe ka ngritur në këmbë 40 mijë të pranishmit në koncert, të cilët kanë duartrokitur gjatë.