13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Bote dhe Europe në shah

Klera Çaku është shpallur kampione Europe dhe Bote, duke regjistruar një sukses të madh në shahun shqiptar.

Ajo ka lindur në Shkodër dhe e gjithë familja e saj luan shah. Së fundmi ajo ka nisur që t’ia mësojë edhe motrës se saj të vogël sesi të luajë.

Ishte 7 vjeç kur ndiqte lojën e gjyshit, e një vit më vonë u shpall kampione e shkollës

Vitet treguan se ajo fitore nuk ishte thjesht fati i fillestarit, por Klera e donte shahun dhe aty gjente veten.

13-vjeçarja ka arritur ta fitojë këtë çmim pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni.

13-vjeçarja ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion, ku përballë kishte vajza deri në moshën 14-vjeçare. Ajo numëron 13 kupa fitoreje dhe synon të marrë pjesë dhe t’i fitojë të gjitha kompeticionet.
Klera Çaku ka marrë në Gjermani vendin e parë për moshën deri në 14 vjeç.

Share With:
Translate »
69 Views