14-vjeçari u fut me pistoletë në shkollën 9-vjeçare në Sarandë, prindërit prej dy ditësh në protestë: Duam siguri

Prej dy ditësh prindër dhe nxënës të shkollës “Adem Sheme” në Sarandë janë ngritur në protestë.

Shkak i protestës është bërë një fëmijë 14-vjeçari, i cili pak ditë më parë hyri në ambientet e shkollës me një psitoletë.

Prindërit kërkojnë që në shkollë të ketë siguri dhe mos cënohet jeta e fëmijëve të tyre. Prindërit thonë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë pa patur siguri.

Kujtojmë që pak ditë më parë një 14-vjeçar u fut në ambientet e shkollës me pistoletë dhe ua ka drejtuar nxënësve të tjerë që kishte në klasë. Për këtë prindërit janë revoltuar dhe kërkojnë që në shkolla të ndalohet ripërsëritja e fenomeneve të tilla.

Share With:
Translate »
125 Views