14-vjeçari vuan nga alergjia ndaj të ftohtit: Ecja për në shkollë mund ta vdesë
Një nënë ka treguar sesi djali i saj adoleshent është aq alergjik ndaj të ftohtit, saqë nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të ndezin ngrohjen gjatë gjithë ditës për ta mbajtur të sigurt. Calum Courtney, 14, ka një alergji të njohur si urtikarie e ftohtë, që do të thotë se ai nuk mund të jetë jashtë për më shumë se 15 minuta. Alergjia e Calum është kaq e fortë saqë këto pulla shpërthejnë nëse ai qëndron në temperatura më pak se 24 gradë Celsius apo nëse nxjerr këmbën jashtë batanijes gjatë natës. Prindërit e tij e shoqërojnë çdo ditë në derën e shkollës me makinë dhe të veshur trashë për të evituar mundësinë e një shoku anafilaktik.
Sipas babait të tij një shok anafilaktik, ku presioni i gjakut i një personi bie papritur dhe rrugët e tyre të frymëmarrjes ngushtohen, duke penguar frymëmarrjen, mund të jetë vdekjeprurës për Calum. Si rezultat i gjendjes së tij, Calum fatkeqësisht i është dashur të humbasë aktivitete të tilla si patinazhi në akull dhe noti dhe madje iu desh të hiqte dorë nga futbolli pasi u diagnostikua për herë të parë dhjetë vjet më parë. Nëna e tij Tupney, nga Basildon, Essex, tha: