14-vjeçarja shqiptare shpallet kampione e Matematikës, në Zvicër

Një vajzë 14-vjeçare shqiptare është shpallur kampione e Matematikës, në Zvicër. Lajmin e ka dhënë  Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë! Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!” , ka shkruar Çitaku./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Përdhunonte të bijën prej tre vitesh, gjykata lë në burg babain

Share With:
Translate »
565 Views