15 emra bebesh të frymëzuar nga personazhet e Shekspirit!
Nëse e adhuron Shekspirin dhe magjinë e veprave të tij, atëherë pse të mos i japësh fëmijës tënd një emër të frymëzuar nga kryeveprat e tij? Nga dashuritë tragjike te komeditë plot intriga, emrat e personazheve të Shekspirit kanë një muzikë të veçantë dhe një histori që kurrë nuk shuhet.
EMRA PËR VAJZA
1. Xhulieta – Nga “Romeo dhe Xhulieta”, një emër i ëmbël dhe poetik për një vajzë që do të rrezatojë dashuri.
2. Ofelia – Nga “Hamleti”, një zgjedhje misterioze dhe e bukur për një shpirt të ndjeshëm.
3. Rozalinda – Nga “Si t’ju pëlqejë”, për një vajzë të zgjuar, të fortë dhe aventuriere.
4. Kordelia – Nga “Mbreti Lir”, një emër elegant për një vajzë me zemër të pastër dhe të dashur.
5. Beatriçe – Nga “Shumë Zhurmë për Asgjë”, për një vogëlushe plot humor dhe zgjuarsi.
6. Miranda – Nga “Stuhia”, një emër melodioz për një shpirt të ëmbël dhe të pafajshëm.
7. Vjola – Nga “Nata e Dymbëdhjetë”, për një vajzë me zemër të guximshme dhe shpirt lozonjar.
8. Helena – Nga “Ëndrra e një Nate Vere”, një emër i bukur për një vajzë që kurrë nuk dorëzohet për dashurinë.
EMRA PËR DJEM
9. Romeo – Nga ,”Romeo dhe Xhulieta”, një emër romantik për një djalë me zemër të madhe.
10. Hamleti – Nga “Hamleti”, për një djalë misterioz dhe filozofik.
11. Benedik– Nga “Shumë Zhurmë për Asgjë”, një zgjedhje për një vogëlush me humor të mprehtë.
12. Orlando – Nga “Si t’ju pëlqejë”, një emër elegant dhe plot hijeshi.
13. Ferdinand – Nga “Stuhia”, perfekt për një djalë fisnik dhe romantik.
14. Lysandër – Nga “Ëndrra e një Nate Vere”, për një shpirt rebel dhe ëndërrimtar.
15. Prospero – Nga “Stuhia”, një emër magjik për një fëmijë që do të shkëlqejë si një yll.
Këta emra nuk janë thjesht të bukur, por mbajnë brenda tyre një histori të pavdekshme – tamam si fëmija yt!