15 vite dhe dy fëmijë bashkë, Andi Lila zbulon sekretin e martesës së lumtur
Futbollisti i Kombëtares Andi Lila ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku gjatë intervistës tregoi shumë për jetën e tij familjare dhe raportin me dy fëmijët.
“Me ardhjen në jetë të fëmijëve, dashuria rritet më shumë. Të them një sekret, unë akoma kam ndrojtje t’i flas me emër. I flas me dashuri”, u shpreh Andi.
I pyetur për çelësin e suksesit të martesës me bashkëshorten, Ornelën, Andi u shpreh se është mirëkuptimi që kanë mes tyre.
Andi dhe Ornela janë njohur në moshën 17-vjeçare në bankat e gjimnazit, dhe që atëherë kanë qenë të pandarë.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve, djalit 4-vjeçar Ayan, dhe vogëlushes 1-vjeç Axa.