15-vjeçari në Peqin i gjuan vetes me revole

HNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri një adoleshent.

Glentis Bici, 15 vjeç sipas raportimeve të para, është vetëplagosur me pistoletë. 15-vjecari jetonte i vetëm në shtëpi pasi prindërit i ka aktualisht në Greqi. Policia ka gjetur në dhomën e gjumit armën e zjarrit tip pistoletë.

Dy kushërinjte e te plagosurit, përkatësisht 16-vjeçari E. Tolaj dhe 17-vjeçari A. Bici, e kanë dërguar në spitalin e Peqinit.

Policia deklaron se 15-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht në vetullën e majtë duke lozur brenda banesës i shoqëruar nga dy kushërinjtë adoleshentë.

Informacion paraprak
Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.

Share With:
Translate »
728 Views