16 vjeç e me tumor agresiv në kokë, thirrja e dëshpëruar për ndihmë

Kledis Kortoci është 16 vjeç dhe vuan nga një tumor në kokë. Kledisi rrezikon të humbasë jetën. Pas disa operacioneve të pasuksesshme, gjendja e Kledisit është rënduar nga krizat e forta.

Prindërit e tij nuk kanë asnjë mundësi që ta dërgojnë jashtë vendit, pasi kanë shpenzuar gjithcka me mjekime në 5 vitet e fundit. Operacioni dhe trajtimi i djalit kushtojnë 39.000 Euro dhe ndërhyrja duhet bërë sa më parë, që Kledisi të mund të jetojë.

“Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” kanë hapur në “gofoundme” për rastin e Kledis Kortocit, duke bërë apel që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë për jetën e tij.

Share With:
Translate »
115 Views