1616 shiringa për të sjellë në jetë një fëmijë, imazhi prekës që po bën xhiron e botës
Fotografia që tregon luftën katër vjeçare të një çifti për të patur fëmijën e ëndrrave të tyre, është përhapur në të gjithë botën. Fotografja amerikane Samantha Packer, e cila jeton në Arizona, ka fotografuar bebushin e shumëpritur të familjes në fjalë. Ajo e ka shoqëruar këtë fotografi me secilën prej shiringave që u përdorën gjatë fertilizimit In vitro (IVF).
”Kjo është hera e parë që më është kërkuar të bëj një fotografi të tillë!”, -tha Samantha në një status në llogarinë e saj në Facebook. “Isha e nderuar dhe kam dashur të krijoj diçka të veçantë. Mamaja e fëmijës kishtë më shumë se 4 vite që përpiqej për të ngelur shtatzënë. Kishte bërë gjithashtu 3 aborte dhe vetëm pasi bëri 1.616 gjilpëra, arriti qëllimin e saj. Kjo fotografi është shpërndarë 60.000 herë në Facebook prej historisë që kjo familje mbart. Patricia dhe Kimberly e dëshironin prej vitesh një femijë dhe ishin vetë prindërit që dhanë këtë ide fotografes.