E RËNDË Vlorë/ Vdes në spital foshnja 5-ditëshe, prokuroria po heton…

Vdes në spitalin e Vlorës foshnja 5-ditëshe, nën hetim doktoresha për mjekim të pakujdesshëm.

Policia thotë se ka nisur hetimet për mjeken, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Doktoresha me inicialet I.C 53 vjeçe akuzohet për “mjekim të pakujdesshëmn”.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Share With:
Translate »
37 Views