19-vjeçarja shtatzënë vritet me breshëri plumbash por ndodh mrekullia në spital
Një adoleshente shtatzënë e cila ishte 6 muajshe shtatzënë është qëlluar për vdekje me plumba teksa po flinte në shtëpinë e saj. Jasmine Vega është qëlluar në orën 04:30 këtë të shtunë në Tuscon të Amazonës.
Por, fatmirësisht foshnja e saj ka shpëtuar pasi ajo u dërgua në spital para se të jepte shpirt dhe mjekët kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën, i cili tani ndodhet nën kujdesin spitalor. Nuk dihet enden nëse kjo vrasje ishte një sulm i rastësishëm dhe Jasmine ishte e shënjestruar prej kohësh.
Deri më tani askush nuk është arrestuar për këtë vrasje dhe autoritetet kanë lajmëruar se nuk kanë asnjë të dyshuar për momentin. Në rrjetet sociale 19-vjeçare kishte ndarë me krenari fotografitë nga ekot me beben, i cili ka shpëtuar mrekullisht.