191 të infektuar dhe 1 i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit
191 persona janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 1743 testime që janë kryer.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 72 qytetarë në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamëz, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës.
Një qytetar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Viktima është një qytetare nga Tirana 70 vjeçe.
3396 pacientë janë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 191
Të shëruar në 24 orë 378
Të shtruar në spitale 68
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1743
Testime totale 1,736,486
Raste pozitive 271,141
Raste të shëruara 264,287
Raste Aktive 3396
Humbje jete 3,458
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 982
Fier 548
Elbasan 378
Vlorë 330
Berat 248
Lezhë 242
Kukës 159
Durrës 139
Gjirokastër 136
Shkodër 132
Korçë 77
Dibër 25