2 muaj me Krid, Klea nuk i ndal dedikimet e ëmbla

Më 4 qershor të këtij viti, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Krid.

Moderatorja nuk ndahet në asnjë moment nga i vogli, i cili i ka ndryshuar jetën. Sot janë bërë dy muaj që nga ardhja e Kridit në jetë dhe Klea ka publikuar foton më të ëmbël në Instastory, së bashku me një urim.

“2 muajsh sot, 2 muaj me dashuri të pakushtëzuar dhe me gëzim të përjetshëm! Je gjithçka për mua Krid!”, ka shkruar moderatorja. Në foton e postuar ajo shihet e shtrirë në krevat me vogëlushin, i cili është në gjumë.

Share With:
Translate »
617 Views