2 muaj pas ardhjes në jetë të djalit, Olta Gixhari tregon ç’po heq me gjumin
Në muajin gusht aktorja shumë e pëlqyer nga publiku e që prej kohësh është zhvendosur në Spanjë krah partnerit të saj, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Olta nuk i ka kursyer fotot me vogëlushin duke ndarë momente të ndryshme me Amar.

Së fundmi në një foto të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Olta tregon se nuk arrin dot të fle mjaftueshëm pasi si çdo nëne të re që është tërësisht e përkushtuar pas bebit.
https://www.instagram.com/p/CGfoVxwnsPt/
“T’kem t’flej icik ! Na ishte njëherë gjumi… Mama me kohë të plotë”- shkruan Olta.



