20 vite në kërkim të së bijës, babai përballet live

70-vjeçari, Fadil Vrioni për vite me radhë nuk rreshti së kërkuari të bijën e tij, që erdhi në jetë nga një martese të dështuar. Ai ka qenë sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘Neës24’, ku ka treguar historinë e tij, ndërsa thekson se nuk ka hequr dorë prej gati 20 vitesh për të gjetur Ermirën. Sipas tij, ajo jeton në Itali me familjen e saj dhe sot është 43 vjeçe.

“Pasi u ndava me gruan, shkuam në gjykatë. U ndamë për mospërputhje. U ndamë me mirëkuptim, ku shkak u bë një debat me babain tim. Ajo ishte shumë e lidhur me nënën dhe babain e saj.

Ne nuk flinim as në një dhomë, unë flija në dysheme. Mund të kem fjetur me të 4-5 herë. Nuk vuajta nga divorci. Pas dy seancash u ndamë. Ajo kërkoi që unë mos ta takoja vajzën dhe për herë të fundit e kam takuar kur ishte 3 vjeçe. Di që Ermira është martuar me një durrsak. Kur pash sot foton e vajzës, ishte si ëndërr. E imagjinoja të vogël, me flokë të gjata. Djali im i madh ka tentuar të takohet me vajzën. I ka shkuar djali im edhe Viotelës, ish-gruas time në shtëpi dhe ai e ka përzënë. Nëse Ermira më ndjek, unë e shpjegova se si u martuan, dhe se si shkoi puna me gjyqin. Isha i detyruar që të mos ta takoja, që ish-gruaja ime mos të ndahej nga burri. E ëma e Ermirës është në dijeni që unë e kërkoja. Më ka marrë malli edhe për thonjtë e saj, dhe flokët e zinj”.

Ndërkaq, nga ana tjetër në lidhje live përmes rrjeteve sociale, Ermira u shpreh se deri në moshën 17-vjeçare kishte qenë në Tiranë dhe se babai i saj mund ta kishte takuar. Ajo tha se për babain e saj nuk kishte ndjenja, pasi nuk e njihte.

“Faleminderit që u interesuat për mua. E kam të dëgjuar këtë person si emër, por se njoh. Nuk arrij dot të flas përmes telefonit. Kishte shumë mundësi të tjera për të më kërkuar dhe gjetur. Pasi deri në mes të moshën 16-17 vjeçare kam qenë në Tiranë. Kam jetuar prej kohësh deri tek ‘Rruga Barikadat’. Nuk ekziston lumë, apo det që ndan prindërit nga fëmija. Çfarë kam për t’i thënë, do doja që t’ia thoja në sy atij personi. Unë jam rritur në një familje ku ka taban, respekt dhe familja është e shenjtë. S’di se si mund ta thërras atë. S’kam çfarë fsheh, mund të dal edhe në kamera. Nuk di nga të filloj dhe nga ta mbaroj. Por dua ta pyes se ku ishte ky njeri? Ishte gjithmonë në Vorë, unë kam qenë deri në moshën 17 vjeçare në Tiranë. Si di pengesat dhe justifikimet. Unë fëmijën tim, vetëm po isha poshtë tokës nuk mund ta takoj. Skam fjalë që të përshkruaj se çfarë kam kaluar unë që në fëmijëri e gjer sot. S’kam asnjë lloj ndjesie për atë njeri. Nëse është e mundur ai të lërë një kontakt tek ju. Do doja t’i thoja çdo gjë që kisha përbrenda. Por për momentin nuk jam gati”, u shpreh e bija e Fadilit.

Ndërkohë, babai i saj tha se kishte shumë gjëra për t’i thënë vajzës së tij, ndërsa e thirri disa herë atë live ‘bija ime’. “Ti je bija ime. As qielli, as toka s’të ndalon për të qenë se je bija ime. Ke dy vëllezër në Itali”, pohoi Fadili. Sakaq, Ermira iu kthye babait të saj, ndërsa shtoi; “Mua më vjen të qesh, pasi vjen më thua pas 40 vitesh, bija ime”.

Share With:
Translate »
757 Views