20-vjeçarja jep për adoptim djalin. Familja e tij e re refuzon ta lerë atë pas…
Kur Schauna Austin ishte 20 vjeçe dhe single, ajo lindi një djalë që e dha për adoptim. Por familja që do të adoptonte të birin e saj donte që ajo të ishte e përfshirë nga çdo hap të rëndësishëm të jetës së tij.
Historia e jashtëzakonshme vjen nga SHBA. Sipas asaj që shkruan CBS, Austin solli në jetë një djalë që e quajti Riley dhe e mbajti atë për 72 orë, pa pushim.
“Ishte perfekte. E dija që do ta kisha për një periudhë të shkurtër, kështu që doja të shijoja çdo moment. Nuk fjeta për 3 ditë”, tregoi Austin.
Djali i saj do t’i përkiste një tjetër familjeje. E kështu ndodhi, familja e re e Riley-t e mori atë, e quajti Steven dhe për 1 javë nëna biologjike nuk pati asnjë informacion rreth tij. Por kjo zgjati vetëm kaq.
“Isha me idenë, OK kështu duhet të jetë. Ajo ishte pjesë e familjes tonë”, rrëfeu nëna adoptive, Jennifer Schoebinger për CBS.
Kështu, vit pas viti, ata i dërgonin asaj foto të pafundme të të birit dhe detaje për çdo gjë që ndodhte me të. Familja adoptive tha se e bënë këtë në mënyrë që kur Austin dhe djali i tyre të ishin gati, ta rinisnin aty ku e kishin lënë.
Dyshja u ribashkuan kur Steven ishte 7 vjeç. Nëna e tij biologjike i mësoi sesi të peshkonte dhe që prej asaj kohe ata kanë plot kujtime bashkë.
“Isha e bekuar, aq sa nuk mund të përshkruhet me fjalë”, rrëfeu Austin. “Në njëfarë mënyrë mora më të mirën nga të dyja botët”, rrëfeu vetë Steven.
Sot ai është 26-vjeç dhe ka vetë një djalë.
“Mendoj se mësimi që morëm është se ndonjëherë krijojmë barriera, aty ku nuk ka nevojë të jenë. Dhe kur i heqim ato barriera, vërtetë që gjejmë dashuri në anën jetët”, u shpreh babai adoptiv i Steve.