Që Big Brother VIP është kthyer në temë diskutimi brenda çdo familjeje, këtë tashmë e konfirmojnë komentet dhe zhurma në rrjet. Por një nga familjarët e njohur që ka marrë më shumë vëmendje së fundmi është mami Jonida Maliqit. Ajo është bërë e njohur në rrjet nga e bija, por këtë herë është kthyer në opnionisten më argëtuese online të BBV. U deshën disa video të publikuara nga Jonida për të na treguar çfarë mendon ajo.