21 të sapolindur nga nënat surrogatë në Ukrainë, presin të takojnë prindërit e tyre që jetojnë nëpër botë
Forca e shpërthimeve herë pas here trondit bodrumin që është bërë shtëpia e përkohshme e 21 foshnjave të sapolindura nga nëna surrogate ukrainase. Ata presin të takohen me prindërit e tyre.
Qendra BioTexCom për riprodhimin njerëzor në Kiev u zhvendos në bunkerin e betonit në ditën e parë të pushtimit rus gati tre javë më parë, për të mbrojtur foshnjat nga çdo zjarr apo shpërthim.
Por e pozicionuar në një zonë që ka qenë objektiv i sulmeve ruse, është ende larg të qenit vend i sigurt — duke e bërë të vështirë për prindërit e rinj, të cilët jetojnë në vende të tilla si Kanadaja, Italia dhe Kina të takojnë dhe marrin fëmijët e tyre.
Të hënën në mëngjes, një surrogate 30-vjeç lindin djalin që mbante në trupin e saj. Ajo nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët, teksa fëmijën, në vend që t`ia dorëzonte prindërve të tij biologjikë, ia dha stafit.
“Ata kanë pritur 20 vjet për të pasur fëmijën e tyre”, tregon një prej nënave surrogatë, Victoria, për prindërit e fëmijës që ajo solli në jetë.
“Prindërit biologjikë të Baby Laurence, të cilët dhanë materialin e tyre gjenetik për ta ngjizur jetojnë jashtë vendit. Por është e paqartë se kur do të mund ta marrin djalin e tyre”, thotë Victoria.
Shumë vende anembanë botës kanë rregulla strikte për praktikën e nënës zëvendësuese apo surrogatë, siç quhet ndryshe, por Ukraina ka lehtësira në këtë aspekt. Ndaj shumë çifte që luftojnë me problemet e infertilitetit, i janë drejtuar Ukrainës vitet e fundit, ku surrogacia tregtare nuk është e ndaluar dhe klinikat e saj ofrojnë çmime konkurruese në krahasim me vendet e tjera.
Ihor Pechenoga, mjeku që drejton këtë qendër spitalore, tha se gratë paguhen midis 17,500 dhe 25,000 dollarë për të qenë nënë zëvendësuese.
BioTexCom e ka ndërprerë programin për shkak të luftës, duke u fokusuar në mbështetjen e grave që janë aktualisht shtatzëna dhe nxjerrjen e sigurt të të porsalindurve jashtë vendit.
Ndërsa klinika mund të përpiqet t’i transportojë foshnjat në zona më të sigurta në perëndim të Ukrainës, prindërit e rinj ende nuk mund të hyjnë në territor për t’i marrin foshnjat disa për arsye ligjore, disa prej frikës.
Gjashtë dado po punojnë në klinikë për të ushqyer dhe për t`u kujdesur për 21 foshnjat.