22-vjeçarja tregon si është të jetosh në trupin e një 8-vjeçareje!
Një vajzë 22-vjeçare, e jeton jetën e mbërthyer në trupin e një tetë-vjeçareje dhe sfida më e madhe për të është t’i bindë njerëzit ta trajtojnë si të rritur.
Shauna Rae, nga Long Island, është vetëm 116 cm e gjatë dhe peshon rreth 23 kg për shkak të një problemi shëndetësor.
Edhe pse prindërit e kishin vënë re që në kopësht se Rae kishte probleme me rritjen, në moshën 16-vjeçare mjekët zbuluan se Shauna nuk do të rritej më.
Pavarësisht se i janë dhënë hormonet e rritjes, Shauna ka mbetur e vogël në shtat dhe bën një jetë shumë ndryshe nga një vajzë tipike 22-vjeçare.
Ajo thotë në dokumentarin e TLC Australia, “I Am Shaun Rae”:
“Nuk e kuptova se nuk do të isha normale deri në moshën 16-vjeçare. Në atë moment, bota u shkatërrua. Unë dua ta jetoj si miqtë dhe motrat e mia, por kam nevojë që nëna, babai dhe pjesa tjetër e botës të kuptojnë se unë jam një e rritur.”
Kuptohet se Shauna lufton me perceptimet si fëmijë të njerëzve të tjerë për të. Njerëzit e shohin çuditshëm dhe për çdo dalje në bar duhet të tregojë kartën e identitetit për të vërtetuar moshën e saj aktuale.
Shauna gjithashtu lufton me mënyrën se si shihet në krahasim me motrën e saj 24-vjeçare, Tara.
Ajo thotë:
“Është e vështirë të shoh miqtë dhe familjen time më të pavarur, por unë nuk kam zili dhe nuk kam ndonjë xhelozi ndaj Tarës dhe çfarë zgjedhjesh ka bërë në jetën e saj, qoftë të shkojë në universitet apo të largohet. Por mendoj se është krejtësisht e padrejtë që prindërit e mi të na trajtojnë ndryshe pasi kemi vetëm dy vjet diferencë”.
22-vjeçarja ka provuar takimet në internet dhe po kërkon mënyra për të takuar njerëz të rinj, por theksoi se nuk ka nevojë për një të dashur për t’u bërë më e pavarur.