25 krevate për 68 fëmijë, çfarë po ndodh me kopshtet tona?

Viti i ri i arsimit parashkollor, ka sjellë me vete problematika të shumta të cilat prekin kushtet në të cilat do të qëndrojnë të vegjlit përgjatë gjithë vitit mësimor. Hapësira të vogla dhe një numër i lartë fëmijësh, është kryefjala e të gjitha denoncimeve të ardhura pranë faqes “Lëviz për kopshtin tim”.  Një ndër kopshtet më të diskutuara përsa i përket çështjes të lartpërmenur është dhe kopshti nr. 41 i cili i përket njësisë administrative nr.2.

Për sa u konstatua nga monitorimi në teren situata edhe në këtë kopësht është tejmase problematike. Në grupe ka vetëm 25 krevate dhe ka 68 fëmijë që do “flenë” në to. Nuk dihet mbi c’baza matematikore janë bërë llogaritë se me matematikën që përdorim të gjithë, nuk duket as një pikë llogjikë në këtë mes.

“Kopështi 41 ka të regjistruar 68 femijë mosha 3-4 vjeç. Në 12:30 kur i marrim, behet miting para kopshtit. Rrezik të rrëmbejnë fëmijën dhe askush nuk e merr vesh. Ndarja e femijeve me krevat apo jo, një tjetër skandal”, ky ishte një denoncim nga një prind i kopshtit, i cili ka ardhur mëngjesin e sotëm pranë faqes tonë.

Nga biseda me drejtuesen e kopshtit, u mësua se fluksi i lartë i fëmijëve që do të frekuentojnë kopshtin këtë vit, vjen si pasojë e ndarjes gjeografike të rrugëve që i takojnë secilit kopësht të pranojë regjistrime. “ Kopshti nr. 41, ka nën patronazh 7 rrugë, një prej të cilave është dhe rruga e elbasanit. Të gjithë e dimë se kjo rrugë ka plot ndërtesa të reja, dendësi të madhe banorësh, dhe i gjithë ky fluks përkthehet në më shumë fëmijë që ju takon të regjistrohen në kopshtin që unë drejtoj. Nga ana tjetër, deri në qershor të këtij viti, në 2 prej klasave të kopshtit ishin fëmijët e kopshtit nr. 18 i cili ka qënë në rikonstruksion. Në qershor klasat u liruan dhe unë i kam dërguar kërkesë DAR dhe QEZHEF për hapjen e 2 grupeve të reja brenda kopshtit. Jemi duke pritur përgjigjen nga Institucionet”, kështu u shpreh drejtuesja e kopshtit gjatë takimit me përfaqësues të projektit “Lëviz për kopshtin tim”.

Nga ana tjetër Administratori i Njësisë z. Florian Pullazi, ka dërguar sërisht kërkesë për hapjen e 2 grupeve brenda kopshtit dhe ende nuk ka ardhur konfirmimi nga Institucionet përkatëse.

Stafi i projektit “Lëviz për kopshtin tim”, do të kontaktojë me drejtuesit e institucioneve përkatëse për të marrë një përgjigje se kur do të vihen ne sherbim te edukimit te femijeve 2 klasat e mbyllura te cilat ndodhen brenda kopshtit.

Share With:
Translate »
819 Views