25 milionë fëmijë humbën vaksinat rutinë për shkak të COVID-19 dhe keqinformimit
Rreth 25 milionë fëmijë në mbarë botën kanë humbur imunizimet rutinë kundër sëmundjeve të zakonshme si difteria, kryesisht për shkak se pandemia e koronavirusit ndërpreu shërbimet e rregullta shëndetësore ose shkaktoi dezinformata rreth vaksinave, sipas OKB.
Në një raport të ri të botuar të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, thanë se shifrat e tyre tregojnë se 25 milionë fëmijë vitin e kaluar nuk arritën të vaksinohen kundër difterisë, tetanozit dhe pertitusit, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Ky është një alarm i kuq për shëndetin e fëmijëve”, tha Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it.
“Ne jemi dëshmitarë të rënies më të madhe të vazhdueshme të imunizimit të fëmijëve në një brez,” tha ajo, duke shtuar se pasojat do të maten në jetët e humbura.
Të dhënat treguan se shumica dërrmuese e fëmijëve që nuk arritën të imunizoheshin jetonin në vendet në zhvillim, përkatësisht Etiopi, Indi, Indonezi, Nigeri dhe Filipine.
Ndërsa mbulimi i vaksinave ra në çdo rajon të botës, efektet më të këqija u panë në Azinë Lindore dhe Paqësor.
Ekspertët thanë se kjo “rrëshqitje historike” në mbulimin e vaksinimit ishte veçanërisht shqetësuese pasi po ndodhte kur normat e kequshqyerjes së rëndë po rriteshin.
Fëmijët e kequshqyer zakonisht kanë sistem imunitar më të dobët dhe infeksionet si fruthi shpesh mund të jenë fatale për ta.